‘Drejtësia në Kosovë’: Prova të Reja për Vrasjen e Ramiz Hoxhës

Emisioni sjell fakte të reja për personat që morën peng Ramiz Hoxhën, detaje të cilat nuk janë përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Vëllai i viktimës, Hajrizi, në bisedë për emisionin ka zbuluar nofkën e njërit prej pjesëmarrësve në grabitje.

Personi i identifikuar nga emisioni ka mohuar pjesëmarrjen megjithatë ka pranuar se këtë nofkë e ka bartur gjatë luftës.

Në detaje të tjera DNK sjell rrëfimin e Jakup Kastratit dhe burgosjen e tij nga UÇK. Si e kujton Kastrati burgosjen dhe lirimin e tij nga burgu.

Si e kujton Fatmir Limaj rastin e Bellanicës dhe pse, sipas tij, anëtarët e shtabit të UÇK-së duhet të tregojnë se kush e mori përgjegjësinë për vrasjen e Ramiz Hoxhës.

Emisioni Drejtësia në Kosovë transmetohet të premten nga ora 22:00 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.