Dramë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi dhe Drita i ndajnë pikët (Foto)

Ndeshja kryesore e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës, ka përfunduar me dramë, Llapi- Drita, i kanë ndarë pikët me rezultatin 2-2.

Llapi kaloi në epërsi me një gol të hershëm me anë të Kastriot Selmanit në minutën e 5’.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Llapit 1-0.

Në pjesën e dytë u pa tjetër lojë.

Drita arriti që fillimisht në minutën e 50’ ta barazoj rezultatin me Liridon Lecin, pas asistimit të Xhevdet Shabanit.

Kurse golin e epërsisë e gjeti në minutën e 87’ me Gilberto Fortunaton.

Llapi arriti që t’i shpëtoj humbjes falë golit të Behar Maliqit të shënuar në minutën e 90+1’.

Pas këtij barazimi Llapi mbetet në pozitën e katërt me tetë pikë.

Ndërsa Drita në pozitën e dytë me 10 pikë.