Dosja për vrasjen e 32 vjeçarit në Ferizaj

Një borxh prej 40 mijë eurosh që i dyshuari i kishte viktimës dyshohet të jetë motivi i vrasjes së fundit e cilat tronditi Ferizajn.
Trupi i karbonizuar i një 32 vjeçar është gjetur dy netë më parë në malet e fshatit Kishnapole. Prokuroria e Shtetit ka arritur të identifikoj dy persona të dyshimtë për këtë ngjarje.
Në dosjen që e ka parë kallxo.com shkruhet se përgjigje për ngjarjen mund të jenë dy vëllezërit Lalinovci. Siç shkruhet në dosje 22 vjeçari T.Lalinovci i kishte viktimës një shumë prej 40 mijë eurosh borxh dhe ditën e vrasjes kishte caktuar një takim ku dorëzoheshin paratë.
“Pasi kishin hipur në makinën e viktimës i dyshuari me pistoletë e kishte qëlluar me një plumb viktimën” thuhet në dosjen e prokurorisë.
Dosja sqaron se në ngjarje ishte përfshirë edhe vëllai tjetër i cili ishte ftuar për ndihmë në zhdukjen e trupit të viktimës.
Trupi ishte transportuar në fshatin Kishnapole ku edhe ishte djegur.
Prokuroria ka paraburgosur dy vëllezërit Lalinoci ndërsa të njëjtëve me vendim të gjykatës u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.