Dosja e prokurorisë: Kryesuesi i Këshillit të vendovotimit në Skenderaj falsifikoi rezultatin e 70 votave

Veli Hajrizaj sot është ulë në bankën e të akuzuarit për t`u ballafaquar me akuzën e prokurorisë për falsifikim të votave.

Por ai nuk u deklarua rreth akuzës për shkak se nuk kishte mbrojtës, andaj edhe seanca e radhës u caktua për datën 29 nëntor 2021.

I akuzuari Hajrizaj, u udhëzua që të paraqesë kërkesë te kryetarja e Gjykatës së Mitrovicës për avokat me shpenzime publike.

Hajrizajn po e akuzon prokuroria se duke qenë kryeses i Këshillit të Vendvotimit në Kotorr të Skenderaj ka falsifikuar rezultatin e 70 votave.

Sipas prokurorisë me 11 qershor 2017, në fshatin Kotorr komuna e Skenderajt, në shkollën fillore “ Vëllezërit Frashëri” duke qenë kryesues i Këshillit të Vendvotimit ka keqpërdor detyrën zyrtare ka shtuar dhe hequr votat ashtu që pas rinumërimit në Qendrën e Numërimit të Rezultateve kur është bërë krahasimi i të dhënave është identifikuar ndryshimi i votave.

Tutje aktakuza thotë se i akuzuari gjatë numërimit të votave kishte hequr votat e disa kandidateve dhe u kishte qitur kandidatëve të subjekteve tjerë politike duke regjistruar në mënyrë jo të saktë gjithsej 70 vota, 68 orej tyre për PDK-AAK dhe 2 vota për LDK-AK.