Ditët në javën tjetër kur do bie borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në parashikimin e motit për javën që vjen ka parashikuar nisjen e të reshurave.

Sipas njoftimit të Institutit nga e marta do nisin të reshurat e shiut ndërsa në mbrëmje do nisin të reshurat e borës. Të reshurat sipas parashikimit do vazhdojnë deri të enjten ndërsa temperaturat minimale do jenë deri në -7 gradë Celcius.