Disa Komuna me Reduktime të Rrymës

Kjo situatë është krijuar si rezultat i ndaljes së punës të bllokut B1 të Termocentralit “Kosova B”.

Ndërprerja e punës së këtij blloku është bërë për shkak të intervenimeve të domosdoshme teknike, për çka Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka thënë se e ka njoftuar me kohë KEDS/KESCO-në.

Ndërkohë, KEK-u njofton se ekipet punuese po bëjnë çmos që kjo situatë të tejkalohet dhe se presin që gjendja të rregullohet gjatë ditës së nesërme kur njësia B1 pritet të kthehet në punë.

E për ta kompensuar mungesën e energjisë që e prodhon ky bllok, KEDS/KESCO po importon rrymë.