Digjet Vetura Familjare e Bajram Gecajt

Vetura familjare e Zëvendës Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, është djegur sot rreth mesditës në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Gecaj e konfirmoi për KALLXO.com se vetura- xhip është në pronë të bashkëshortes së tij dhe ka qenë e parkuar afër vendit të saj të punës.

“Është vetura e gruas sime. Ajo punon aty afër dhe e ka parkuar veturën qysh e parkon gjithmonë. Më ka thirrë për incidentin kur kam qenë në konferencë”, tha Gecaj.

Ai dyshon se djegia e veturës është bërë nga aktivistët e Vetëvendosjes.

“Nuk kam tjetër dyshim përveç në aksionet e ‘Brigadave të Kuqe’. Kanë filluar nga vezët e deri te këto dëmtimet e veturave”, tha Gecaj për KALLXO.com.

vetura2

Ai tha veturës i janë shkaktuar dëmtime nga ky incident.

Kjo është vetura e dytë që digjet në Prishtinë brenda më pak se 24 orëve.

Gjatë natës është djegur edhe vetura e bashkëshortes së ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi.

http://kallxo.com/vetura-e-memli-krasniqit-ne-flake/