Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Digjet një eskavator në Shalë të Lipjanit

Një qytetar në fshatin Shalë të Lipjanit ka raportuar gjatë ditës së djeshme një rast të zjarrvënies në polici.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, qytetari ka raportuar se në pyll ku ka punuar me eskavator, gjatë natës, persona të panjohur i kanë djegur eskavatorin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, e po ashtu është intervistuar një person i dyshuar.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.