Xhavit Haliti - Foto: Facebook

Deputeti Xhavit Haliti merret në pyetje nga Policia

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK- së, Xhavit Haliti, është intervistuar sot nga Policia e Kosovës lidhur me rastin që ndodhi në Kuvend më 18 maj të këtij viti.

Haliti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të sulmit ndaj deputetit nga radhët e LDK- së, Arben Gashi.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.

Lidhur me këtë ngjarje, më 29 maj të këtij viti ka dhënë deklaratë në Polici edhe Arben Gashi, në cilësinë e të dëmtuarit.

https://kallxo.com/kryeprokurori-beka-xhavit-haliti-dyshohet-per-sulm-e-gani-dreshaj-per-kanosje-ndaj-arben-gashit/

Ndërkaq, për këtë rast deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj po dyshohet për veprën penale të kanosjes.

https://kallxo.com/perleshje-mes-xhavit-halitit-e-arben-gashit-ne-kuvend/

KALLXO.com raportoi për ngatërresën mes deputetëve Xhavit Haliti e Arben Gashi në sallën e Kuvendit të Kosovës.