Dënohet me katër vjet burgim i akuzuari për tentimvrasje

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit L.A., i akuzuar për shkak të veprës penale vrasje në tentativë.

L.A., nga gjykata e Ferizajt u dënua me 4 vite burgim.

Gjykata ka njoftuar se pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të akuzuarin për veprën penale e ka shpallur fajtor dhe i ka shqiptuar dënim burgim.

Gjykata ka njoftuar se i akuzuari më 08.09.2020 në një fshat të Komunës së Ferizaj, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Q.N.

Tentimvrasjen sipas Gjykatës, i pandehuri e kishte bërë me thikë, duke goditur të dëmtuarin disa herë (gjithsej 14 herë), në pjesë të ndryshme të trupit për të cilat plagë është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Prishtinë.