Dëmtohet rruga e sapo shtruar në Suharekë, reagon kryetari i Komunës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dalur në terren për të parë nga afër gjendjen e rrugës ‘Qeshmja e Cufës’ në fshatin Samadrexhë.

Kjo pasi që  Lëvizja Vetëvendosje, opozitë në këtë komunë kishte publikuar disa fotografi të asfaltit të dëmtuar që sipas tyre ishte shtruar para tre ditëve.

Pas kësaj, Muharremaj ka konstatuar së rruga nuk është rregulluar sipas paramasave.

“Sot kam dal në teren dhe kemi bërë matjet, ku trashësia e asfaltit ndryshon. Kjo punë nuk pranohet. Verifikimi i punëve në teren do të vazhdoj dhe nuk do të ketë tolerime”, ka shkruar i pari i komunës së Suharekës në rrjetin social ‘Facebook’.

Kjo komunë edhe disa jave më parë është kritikuar për kualitetin e asfaltit në fshatin Nishor.