Shkumbin Mehmeti dëshmon në gjykimin e Bedri Krasniqit dhe Alban Dizdarit - Foto: KALLXO.com

Nehat Thaqi mohon se deklaroi se Shkumbin Mehmetit tentoi të falte namazin në gjykatën e Prishtinës

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi ka reaguar ndaj deklarimeve të avokatit të Shkumbin Mehmetit i cili ka thënë se Thaqi e kishte përmendur në një debat televiziv që klienti i tij deshi të marrë një sexhade për tu falur në gjykatë.

Drejtori Thaçi ka thënë se se ky lajm nuk është aspak i vërtetë, pasi ai nuk ka mare pjesë në asnjë debat televiziv, e as nuk e ka thënë një gjë të tillë lidhur me temën në fjalë.

Por në linkun e transmetuesit të deklaratës Thaqi në deklaratë dëgjohet tek përmend sexhaden dhe tentativëm e grupit për të marrë sexhade me vehte

10;42

Disa ditë pas incidentit në Shërbimin Korrektues të Kosovës ku dëshmitari Shukumbin Mehmeti u transportuar në të njëjtën veturë me të akuzuarin Bedri Krasniqi një debat tjetër ka filluar.

Avokati Besian Syla pretendon se në një debat televiziv drejtori i ShKK-së Nehat Thaqi kishte deklaruar se Mehmeti dhe të tjerët tentuan të marrin sexhadet për tu falur në gjykatë gjatë këtij udhëtimi.

“Ju njoftojmë se sa i përket të mbrojturit tim nuk qëndron ky fakt, sepse atë ditë i mbrojturi im Shkumbin Mehmeti nuk ka pasur sexhade dhe as nuk ka kërkuar që t’ia lejojnë ta marr me veti për ta falur namazin në gjykatë”, thuhet në reagimin e Syles.

Tutje Syla në reagim thotë se i mbrojturi i tij Mehmeti, i ka pasur vetëm dy kërkesa, të cilat nuk i janë plotësuar asnjëra.

“Të vetmet kërkesa që i ka pasur i mbrojturi im Shkumbin Mehmeti, të cilat kanë qenë legjitime janë, t’i ofrohet ndihmë mjekësore pasi që ka pasur vjellje gjatë transportimit dhe nuk është ndjerë mirë dhe ka qenë i shqetësuar për shkak të kanosjes dhe të takohet me mua si avokat i tij mbrojtës”, ka shkruar Syla në reagimin e tij.

Syla këtë veprim e ka cilësuar si një veprim të qëllimshëm dhe tendencioz, për shkak se i mbrojturi i tij për shkak të dëshmisë që ka për ta dhënë në këtë proces, nuk ka pasur asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë dhe ai mbahet në njësinë për mbrojtjen e dëshmitarëve që nga gushti i vitit 2012, ndërsa Syla thekson se në ditën kur Mehmeti është ftuar për të dhënë dëshminë, i është lejuar komunikimi dhe është vendosur në të njëjtin automjet me të akuzuarin.

Shkumbin Mehmeti është dëshmitar në gjykimin e Bedri Krasniqit dhe Alban Dizdarit, të cilët akuzohen për vrasjen e zyrtarëve policorë të UNMIK-ut në vitin 2004, kurse Mehmeti me 18 prill kishte deklaruar se gjatë rrugës për në Gjykatë, ishte transportuar në të njëjtin automjet me të akuzuarin Bedri Krasniqi, nga i cili tha se kishte marrë kërcënime gjatë rrugës.

 

https://kallxo.com/skandal-deshmitari-i-vrasjeve-te-pasluftes-bartet-ne-nje-furgon-me-bedri-krasniqin/