Ilustrim

Debati eskalon në dhunë mes vëllezërve në Malishevë, njëri përfundon në QMF

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 20:00 është raportuar për një rast të dhunës në familje në Malishevë.

Sipas njoftimit, një person ka raportuar se pas një debati me vëllain e tij, i njëjti e ka goditur në fytyrë.

Viktima e këtij rasti, pas tretmanit mjekësor, në Qendën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka refuzuar që të kthehet në shtëpi, pasi i njëjti ndihet i rrezikuar nga i dyshuari.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit.

Rasti po vazhdon të hetohet nga policia.