Dasmë Kallashnikovësh në Skenderaj

Dy kallashnikovë janë konfiskuar në fshatin Klladernicë të Skenderajt  pasi pronarët e tyre u zunë duke gjuajtur në një dasmë që po organizohej në këtë fshat.

Sipas njoftimit të policisë për rastin janë arrestuar dy persona ndërsa tek kallashnikovi i parë është konfiskuar një karikator dhe dy fishkë ndërsa tek i dyti katër fishek.

Dy të arrestuarit edhe pse kanë kryer veprim të rrezikshëm të gjuajtjes me armë janë liruar me vendim të prokurorit.