Cristiano Ronaldo shpallet lojtari i shekullit nga “Globe Awards”

Cristiano Ronaldo, është shpallur lojtari më i mirë i shekullit nga “Globe Soccer Awards.

Ylli i Juventusit është nderuar për karrierën e tij që e ka bërë nga vitit 2001 deri në vitin 2020.

35 vjeçari në të kaluarën ka marrë edhe çmime të tjera si Topin e Artë pesë herë dhe duke e fituar Kampionatin Europian me Portugalinë.

Portugezi pasi e mori çmimin deklaroi se po i mungojnë tifozët në stadiume.

“Shpresoj që në vitin 2021 të ketë ndryshim të rregullave dhe të rikthehen tifozët në stadiume, pasi nuk ka pason pa tifozë”, ka thënë portugezi.

Në këtë ceremoni po ashtu u shpërblye Robert Lewandowski, duke u shpallur si lojtar i vitit pas sukseseve në këtë vit me Bayernin.