Policia e Maqedonisë - Foto: Rtv21

Coronavirus: Maqedonia e Veriut në orë policore

Sonte prej orës 21 hyri në fuqi ndalesa për lëvizje të qytetarëve në orët e mbrëmjes. Është vendosur orë policore që do të zgjasë prej orës 21 deri në orën 6 çdo ditë. Qëllimi i kësaj mase rigoroze, të vendosur për herë të parë në historinë e vendit tonë me vendim të Qeverisë, është mbrojtja maksimale e qytetarëve nga koronavirusi.

Me orën policore nuk do të përfshihen pjesëtarët e MPB-së, ARM-së, ekipet e zjarrfikësve dhe personat nga higjiena komunale të cilët për momentin punojnë në turne, ndërsa për punonjësit mjekësor do të sigurohen leje speciale.

Ora policore nuk ka të bëjë edhe për personat që kanë nevojë për ndihmë mjekësore urgjente, gjendje të rrezikshme për jetën, personat të cilët shkojnë në dializë. Ata do të mund të shoqërohen më së shumti nga dy persona. Nëse për shkak të urgjencës të gjendjes shëndetësore, në mënyrë shtesë do të evidentohet edhe kontrollohet arsyetimi i daljes dhe transporti deri te institucionet shëndetësore përmes paraqitjes së dokumentacionit shëndetësor pas përfundimit të kontrollit mjekësor.

Gjatë orës policore do të përkufizohet edhe numri i barnatoreve kujdestare në qytet. Në barnatore do të mund të shkojnë vetëm personat të cilët kanë vërtetim se paraprakisht kanë qenë në kontroll mjekësor. Do të përkufizohet edhe numri i taksive. Ata do të mund të transportojnë udhëtarë vetëm drejt institucioneve spitalore apo barnatoreve. Taksitë në këtë rast, do të duhet të kenë pajisje mbrojtëse – maska dhe doreza.

Gjatë orës policore do të jetë e ndaluar edhe lëvizje e automjeteve të transportit publik. Ekipet kujdestare të EVN-së, Ujësjellësit dhe Kanalizimit, Shërbimet e Telekomunikacionit dhe Ngrohtorja, kanë të drejtë të lëvizin vetëm me njoftim paraprak në 192. (MPB).

Drejtorët e institucioneve shëndetësore publike do të hartojnë listë të të punësuarve për të cilët parashikohet se do të kenë nevojë paraprake për lëvizje jashtë orës së limituar dhe do ta distribuojnë në MPB apo Ministri tjetër kompetente me qëllim të hartimit të dokumenteve speciale për lëvizje në orët restriktive. Kështu që MPB-ja do të ketë kontroll komplet për personat të cilët lëvizin. RTV21