Çoçaj: Aktakuza e ‘Pronto-s’ në shqyrtim fillestar ishte dashur të lexohej

Kryesuesi i zgjedhur i Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj ka komentuar lidhur me moslejimin e leximit të aktakuzës së ashtuquajtur ‘Pronto’, në shqyrtimin fillestar.

Aktakuza e ngritur nga Prokurorja Drita Hajdari, nuk ishte lejuar të lexohej nga Gjyqtari Shashivar Hoti.

“Kjo çështje rregullohet shumë mirë me Kodin e Procedurës Penale. Në shqyrtimin fillestar, aktakuza duhet të lexohet patjetër se është momenti i parë kur i akuzuari njihet me aktakuzën, njihet me cilat veprime ai akuzohet ndërsa në fazat e tjera  mundet edhe mos me u lexu aktakuza”, tha Skender Çoçaj.

Ai shtoi se kjo çështje mund të jetë shkelje procedurale.

“Trajtimi i kësaj çështje duhet analizuar. Në kohën kur ka ndodhur ky rast nuk ka ekzistuar Ligji për Procedurën Diciplinore. Unë mendoj që ka të bëjë më shumë me shkelje procedurale”, tha ai.