Chatbot Claude AI mund ta kuptojë një libër në sekonda

Chatbot i Anthropic, Claude AI, një rival i ChatGPT (Open AI), tani mund ta kuptojë një libër të tërë të përbërë nga rreth 75,000 fjalë në vetëm disa sekonda.

Është një hap gjigant përpara për chatbot-et në një kohë kur bizneset po kërkojnë teknologji që mund të përpunojë shpejt sasi të mëdha informacioni.

Që kur Open AI prezantoi ChatGPT, kompani të tilla si Bloomberg dhe JP Morgan Chase kanë kërkuar mënyra për ta shfrytëzuar fuqinë e teknologjisë së AI për ta kuptuar më mirë botën e financave. Edhe pse ky proces u merr të paktën disa muaj kohë, kompania Anthropic me chatbot-in e saj Claude AI mund ta reduktojë atë kohë në vetëm disa sekonda.

Në botën e kompjuterit, një shenjë është një fragment fjalësh që përdoret për ta thjeshtuar përpunimin e të dhënave. Sasia e shenjave që një model i madh gjuhësor (LLM) mund ta përpunojë në një kohë të caktuar quhet një dritare konteksti, e cila është e ngjashme me kujtesën afatshkurtër.

Një person mesatar mund të lexojë 100,000 argumente në rreth pesë orë, megjithatë, kjo është vetëm koha që duhet për t’i lexuar shenjat, që do të thotë se duhet edhe më shumë kohë për ta kujtuar dhe analizuar këtë informacion.

GPT-4 LLM i OpenAI ka një dritare konteksti prej 4,096 shenjash (rreth 3,000 fjalë) kur përdoret me ChatGPT.

Për ta demonstruar se si kjo e përmirëson performancën e teknologjisë së AI, Anthropic e ngarkoi të gjithë tekstin e librit The Great Gatsby (72,000 argumente) me një rresht të ndryshuar nga origjinali. Inteligjenca artificiale kishte për detyrë ta dallonte ndryshimin, gjë që e bëri në vetëm 22 sekonda.

Kjo mund të mos tingëllojë veçanërisht mbresëlënëse për ata që kanë përdorur programe të përpunimit të tekstit për t’i gjetur ndryshimet midis dy teksteve, por Inteligjenca Artificiale i tejkalon ato në aftësinë e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth tekstit dhe për ta analizuar atë thellësisht.

Anthropic është përqendruar në kompanitë që përpunojnë një sasi të madhe dokumentesh dhe e përdorin teknologjinë e saj AI në vend që t’i bëjnë Claude pyetje specifike paraprakisht. Si çdo chatbot, Claude mund të kërkojë informacione specifike dhe të ofrojë rezultate, ashtu si një asistent njerëzor.

Gjithashtu, Anthropic e ka përdorur AI për ta përpunuar transkriptin e regjistrimit gjashtë-orësh të podcast-it dhe e përmblodhi atë dhe iu përgjigj pyetjeve. Kompania beson se e njëjta gjë mund të zbatohet për pasqyrat financiare dhe dokumentet ligjore, si dhe për përmirësimin e kodit dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve teknike.

Claude AI me një dritare të përmirësuar të kontekstit është e disponueshme përmes Claude API, për të cilën ekziston një listë pritjeje./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala