Challandes: Ndeshja ndaj Anglisë shumë e rëndësishme para asaj me Maqedoninë (VIDEO)

Bernard Challandes ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Anglisë, që luhet nesër prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Challandes ka thënë se ndeshje e nesërme ndaj Anglisë është shumë e rëndësishme para lojës ndaj Maqedonisë.

“Për mua është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme sepse me këtë mbyllet xhiroja kualifikuese dhe është e rëndësishme para lojës me Maqedoninë. Para kualifikimeve, nëse ju kujtohet thosha se ato do të na shërbejnë për të bërë përvojë dhe përparim. Kjo ndeshje është mundësi e mirë për të bërë më shumë përvojë. Për ne është një ndeshje e mrekullueshme”, ka thënë Challandes.

Trajneri zvicerian ka thënë se Anglia ka potencial të jashtëzakonshëm dhe është një sfidë e pabesueshme për ta.

“Anglia ka potencial të jashtëzakonshëm sulmues, që shënon shumë gola duke fituar 7-0, 6-0 dhe 5-0. Për ne është një sfidë, sfidë e pabesueshme. Si trajner, mund ta shijoj këtë lojë, por natyrisht edhe për t’u frikësuar. Kjo është ndeshja e 1001-të për Anglinë, ndërsa për ne është e 29-ta për ne. Ata kanë pak më shumë përvojë se ne”, përfundoi trajneri zviceran”, ka thënë Challandes.