Hajrullah Çeku në konferencë për media, 16 maj 2022

Çeku: Të shtunën nënshkruajmë një marrëveshje me Francën për bashkëprodhim kinematografik

Ministri i Kultutrës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka njoftuar se këtë fundjavë do të nënshkruaj një marrëveshje me Qeverinë e Francës për bashkëprodhimin kinematografik.

Çeku tha se kjo i hap mundësi të reja filmbërësve të Kosovës.

“Kur jemi tek bashkëpunimi bilaterial ndërkombëtarë, këtë të shtunë do të do të nënshkruajmë një marrëveshje me Francën për bashkëprodhimin kinematografik. Në kuadër të festivalit të Kanës do të jemi atje për të nënshkruar edhe një marrëveshje të rëndësishme që hap mundësi të reja për film bërësit e Kosovës”, ka thënë ministri.

Ai gjithashtu foli për vendimin që u ndërmor në mbledhjen e Qeverisë.

“Jam këtu për te prezantuar vendimin që sapo morëm në mbledhje e Qeverisë që ka të bëjë me negocimin e Marrëveshjes sa Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave Shtetërore dhe Yad Vashem-it, Autoritetit për Përkujtim të Martirëve dhe Heronjëve të Holokaustit në fushën e Arkivave. Është vazhdimësi e marrëveshjeve që kemi arritur. Ne para disa ditësh kemi nënshkruar marrëveshje edhe në fushën e bashkëprodhimit kinematografik me Qeverinë e Izraelit”, tha Çeku.

Tutje, ministri ka folur edhe për thirrjen e bursave të studimit në art, trashëgimi kulturore dhe në sport.

“Thirrja që vazhdon të jetë e hapur është ajo për bursa studimi në art, trashëgimi kulturore dhe në sport. Janë gjithsej 30 bursa për nivelet master dhe doktoratë por edhe bachelor, si dhe për të rinjtë që dëshirojnë që të studiojnë jashtë vendit për fushat e kulturës. 30 bursa, nga 10 për secili  sektor dhe vlera totale për këtë thirrje është është 300 mijë euro”, deklaroi Çeku.