Caktohet data e gjykimit të deputetit të Listës Serbe, i akuzuar për sulm e kanosje 

Deputeti i Listës Serbe, Adem Hodza, që akuzohet se kanosi Fatir Berzatin, dop të dalë para gjyqit më 26 mars.

I dëmtuar në këtë rast është Fatir Berzati i cili ka qenë zëvendës ministër i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, nga data 27 shtator 2017 deri me datën 6 dhjetor po të vitit 2017.

I njëjti në seancën e datës 19 dhjetor kishte parashtruar kërkesë për përjashtim të gjyqtares së rastit Sabaheta Kurteshi.

Fatir Berzati e kishte arsyetuar kërkesën e tij për përjashtim të degës së Gjykatës në Dragash me pretendimin se bashkëshorti i gjyqtares shoqërohet me të akuzuarin. Arsye tjetër, sipas tij, është edhe fakti se i akuzuari Adem Hodza është nga Dragashi dhe ka ndikim politik atje.

Tash kur kanë kaluar gati 3 muaj nga kërkesa e të dëmtuarit, është vendosur që rasti ti kalojë një gjyqtari tjetër, por i cili vie nga Gjykata Themelore Prizren, dhe jo nga Dega në Dragash.

Gjyqtari Luan Berisha, i cili tashmë do të gjykojë rastin ka caktuar datën 26 mars, për vazhdimin e shqyrtimit kryesor.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 20 shkurt 2018 nga Prokuroria Themelore në Prizren, Adem Hodza akuzohet se më 26 nëntor 2017, në selinë e Partisë së Bashkuar Gorane (JPG), në Dragash, me dashje përdor forcë ndaj personit tjetër.

Në aktakuzë thuhet se ngjarja ka ndodhur në atë mënyrë, që derisa të dëmtuarit Berzat Berzati dhe Fatir Berzati, kishin shkuar në selinë e partisë, ku fillimisht e kishin përshëndetur kryetarin e partisë, tani të pandehurin Adem Hodza, ku ky i fundit i është drejtuar me fjalët “ti nuk meriton të më përshëndetësh mua”.

Gjithnjë sipas aktakuzës, gjatë bisedës i pandehuri Adem Hodza është ngritur nga ulësja dhe i është drejtuar tashmë të dëmtuarit Berzat Berzati “ti del në rrugë, sepse nuk je anëtar i partisë dhe nuk ke të drejtë të qëndrosh aty”.

Sipas aktakuzës, i dëmtuari Berzati duke dalë jashtë, goditet me shqelma mbrapa nga i pandehuri dhe më pas ai e godet me grushte dhe shuplaka në fytyrë edhe të dëmtuarin Fatir Berzati.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale të sulmit.

Bazuar në aktakuzë, me datën, kohën dhe vendin e përshkruar si më lartë, i pandehuri Hoxha,  seriozisht kanos të dëmtuarin Fatir dhe Berzat Berzati, me fjalë vepra apo gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe.

Sipas aktakuzës, kanosja bëhet në atë mënyrë që u drejtohet me fjalët “ty dhe vëllain tënd kam me ju zhduk, ju keni me qenë shembull për të tjerët, familja ime është e rrezikshme” dhe kishte vazhduar me tutje me fjalët “ti dhe vëllau yt do ta mbani në mend se kush është Adem Hoxha, he ja u q***n***, r***”, gjë që, sipas prokurorisë, tek të dëmtuarit ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë.

Më këtë, Hodza akuzohet se ka kryer veprën penale të kanosjes,