Burri nga Gjakova del në gjyq për 100 euro të falsifikuara

I akuzuari se tentoi të blejë pije me para të falsifikuara, e mohoi fajësinë sot para gjyqit.

Haxhi Pajaziti nga Gjakova akuzohet nga Prokuroria se në shtator të vitit të kaluar kishte shkuar për të blerë pije me bankënotën prej 100 euro, e cila më vonë u vërtetua se ishte e falsifikuar.

Aktakuza e Prokurorisë thotë se Pajaziti, kishte shkuar për blerje në “ETC” në Gjakovë.

Që këto para janë të falsifikuara, Haxhi Pajaziti e kishte kuptuar nga arkëtarja e marketit.

Por Pajaziti, para gjyqtarit Nikollë Komani e mohoi fajësinë.

“Unë jam i pafajshëm, por gabimi im është që nuk e ka pyet në fillim arkëtaren se a është paraja e falsifikuar”- tha I akuzuari Haxhi Pajazitaj.

Por Prokuroria, përmes aktakuzës, pretendon se Hajdaraj këtë e ka bërë duke qenë në dijeni për paranë e falsifikuar.