Bislimi: E gabuar të akuzohem për mostransparencë përderisa nuk më keni ftuar për raportim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë nuk ka mungesë të transparencës për dialogun në Bruksel, por që sipas tij vet deputet nuk e kanë ftuar për raportim.

Bislimi, javën e kaluar me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së Miroslav Lajçak është takuar me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Unë jam kthyer të mërkurën në Kosovë pas mesnate por nuk kam pas ftesë nga komisionet, unë nuk mund të vi në sallë dhe të filloj raportimin pa pas ftesë”, tha Bislimi para depuetëtve të komisionit për integrime evropiane.

“Indinjimi me mua që nuk kam ardh me raportu në Kuvend përderisa nuk kam pas ftesë është i gabueshëm. Qëllimi im është që në Bruksel të nxjerrim marrëveshje të mira, dhe jo të dal të mburrem”, theksoi zëvendëskryeministri.

Ai para deputetëve të komisionit për integrime shpalosi detaje nga takimi me Petkoviq.

“Ne nuk kemi dialoguar asgjë. Kemi raportuar për impemetimin e deri më tanishme të marrëveshjeve. Ne kemi thanë që 11 marrëveshje Serbia nuk i ka zbatuar, BE-ja është pajtuar me ne përveç te marrëveshja për tabelat në të cilat BE-ja ka thënë që Kosova nuk i ka përmbushur kushtet”, tha ai.

Zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi premtoi transparencë edhe për takimin e 19 korrikut kur pritet të takohen kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pas takimit të datës 19 ne prapë do t’i informojmë liderët politik se cfarë ka ndodhur, cfarë tema janë hapur. Nuk është në rregull me thanë që kemi pasur transparence”, ka thënë ai.

Takimi i radhës mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të mbahet të hënën më 19 korrik.

Ky është takimi i dytë i ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i parë i formatit të tillë ishte mbajtur me 15 qershor.Në këtë takim, kryeministri Kurti kishte bërë publike 4 propozime, për të cilat kishte thënë që 3 janë refuzuar.

Ndërsa javën që lamë pas, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së Miroslav Lajçak janë takuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq