Bing prezanton versionin e ri të bazuar në Inteligjencën Artificiale, IA

Përveç vetë Bing, opsionet e bazuara në inteligjencën artificiale po vijnë edhe në shfletuesin e internetit Edge të Microsoft.

“Gara fillon tani”, ishte komenti i bërë Shefi Ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella pasi i prezantoi risitë në motorin e tyre të kërkimit dhe shfletuesin e internetit, të cilat bazohen në Inteligjencën Artificiale, IA. Duke pasur parasysh se Google prezantoi opsionet e IA për motorin e tij të kërkimit vetëm një ditë më parë, është e qartë se çfarë lloj race i referohej Nadella. Analisti i njohur Dan Ives nga Wedbush beson se në këtë garë me Google, Microsoft tani ka një shans shumë më të mirë. Ai beson se lëvizjet e Microsoft-it – nga investimi në OpenAI, kompania që qëndron pas chatbot-it ChatGPT deri te implementimi i inteligjencës artificiale në motorin e tij të kërkimit dhe Edge, do të ndikojnë shumë në konkurrencën e kompanisë në këtë treg.

Satya Nadella thotë se futja e IA në motorin e kërkimit do ta ndryshojë natyrën e kërkimit në internet, si dhe ndërveprimet me softuer të tjerë. Me prezantimin e këtyre risive, motori i kërkimit Bing i Microsoft-it tani do t’u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve me përgjigje shumë më të detajuara, jo vetëm duke shfaqur lidhje me faqet e internetit – të ngjashme me atë që pamë me ChatGPT. Gjithashtu, përdoruesit do të jenë në gjendje të flasin me chatbot brenda Bing për të shpjeguar më mirë pyetjen e tyre dhe kështu të marrin një përgjigje më të saktë dhe më të detajuar për kërkimin e tyre. Për shembull përdoruesit mund t’i kërkojnë motorit të kërkimit të Microsoft që t’i ndihmojë ata të planifikojnë një udhëtim dhe madje t’i llogarisin kostot e tyre – atëherë motori i kërkimit jo vetëm që do t’u tregojë atyre lidhje të ndryshme, por gjithashtu do t’u tregojë atyre itinerarin e sugjeruar dhe kostot specifike.

Microsoft thotë se motori i ri i kërkimit Bing do të jetë i disponueshëm menjëherë, me një numër të kufizuar kërkimesh për përdorues. Versioni i plotë do të kërkojë regjistrimin në një listë pritjeje dhe duhet të jetë i disponueshëm për miliona përdorues gjatë javëve të ardhshme. Duke marrë parasysh se kohët e fundit kanë investuar shumë para në OpenAI, është e qartë se opsionet e reja të Microsoft-it në motorin e kërkimit dhe shfletuesin bazohen në teknologji të ngjashme si ChatGPT, me kompaninë e Nadella-s që thotë se do ta përdorin një version edhe më të avancuar.

Sa i përket opsioneve të bazuara në AI për Edge, janë paraqitur dy – chat dhe compose. Me këto opsione, do të jetë e mundur të përmblidhet uebfaqja ose dokumenti që po shikohet dhe të bëhen pyetje në lidhje me përmbajtjen në to, domethënë, një opsion tjetër përfshin një asistent të bazuar në inteligjencën artificiale që do t’i ndihmojë përdoruesit të hartojnë tekste, nga e-mailet deri tek postimet në mediat sociale. 

Diç më vonë Microsoft planifikon ta prezantojë këtë opsion të përdorimit të inteligjencës artificiale në të gjithë shfletuesit e internetit. Për të filluar, ai do të jetë ende i rezervuar vetëm për Edge, i cili gjithashtu do të ketë disa opsione unike që nuk do të jenë të disponueshme në shfletuesit konkurrues./The Verge

 

Përgatiti: Nuhi Shala