Beqa-Selmanajt: Ky debat nuk të hynë në punë që të fitosh kandidaturën në Prizren

Pas afër 3 orëve, Komisioni Paralamentar Hetimor në të cilen presidenti Thaçi ishte i thirrur të raportoj për depërtimin e shtetasve turq ka përfunduar.

Anëtari i komisionit, Hajdar Beqa nga radhët e PDK-së, arsyetoi qëndrimin e Thaçit, i cili refuzoi të përgjigjet para se të dijë lidhur me ekspertin ndërkombëtar.

“E falënderoj që ka ardhur presidenti edhe që nga fillimi ka pasur një kërkesë, ne nuk treguam aftësi menaxheriale, u pa që nuk ka disponim për diskutim ligjor. Na nuk kem të drejtë për me shkel një ligj me zbardh a u shkel dikush një ligj a jo, na nuk e kemi ketë të drejtë. Na sot kemi bërë më shumë marketing politik. Dritoni m’doket është kandidat për kryetar të LDK-së në Prizren po nuk të hynë në punë kjo, se hala të marrin si OJQ. Kisha propozu me u liru Presidenti e me u mbajte një mbledhje e re”, tha Beqa.

Pas fjalimit të Beqës, kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla konstatoi se nuk janë ‘kushtet’ për vazhdimin e këtij komisioni në të cilën pritej të raporton Thaçi për depërtimin e gjashtë shtetasve turq.