Batatina paralajmëron: Katër lojtarë të Llapit do të luajnë në futbollin europian

Trajneri kosovar i Llapit, Tahir Batatina, ka paralajmëruar se katër lojtarë të skuadrës së cilës e drejton ai, pritet që të luajnë në futbollin europian.

Batatina, njihet si njëri prej trajnerëve që i jep hapësira lojtarëve të rinj të cilët e përdorin Llapin si trampolinë për t’iu bashkuar skuadrave europiane.

Festim Alidema dhe Mirlind Daku, nga Llapi iu ishin bashkuar skuadrave kroate.

Tahir Batatina, ka paralajmëruar se katër futbollistë të tij, shumë shpejt priten të luajnë në Europë.

Ai potencon se oferta konkrete ka për Valmir Veliun dhe Hajdin Salihun, kurse nën vëzhgim nga klubet europiane janë Kastriot Selmani dhe Alban Shabani.

“Këta janë yjet e skuadrës së Llapit, të cilët shumë shpejt pritet ta shijojnë arenën evropiane dhe transferimin në klube evropiane.Ofertat konkrete veç se kanë mbërritur për dy futbollistët, Valmir Veliun dhe Hajdin Salihun, kurse nën vëzhgimin e klubeve evropiane do jenë edhe Kastriot Selmani e Alban Shabani, të cilët do përcillen në ndeshjet në vijim të kampionatit.Ajo çfarë kam deklaruar shpesh herë po përmbushet me sukses! Talentët e KF Llapit dhe tjerave qytete e dinë destinacionin për në Evropë, KF Llapi ua jep mundësinë dhe realizimin e ëndrrës së futbollistëve – Evropën!”, ka shkruar Tahir Batatina.

Kujtojmë se Llapi është pjesë e Superligës së Kosovës në futboll.