Pamje nga kontrollet në Dasma zbulohen shmangie nga tatimet

Në qershor të këtij viti KALLXO.com kishte nisur një fushatë e cila kërkonte nga qytetarët të raportonin për bizneset e dasmave të cilat nuk paguanin tatimet e shtetit.

Veprimtaria e bizneseve dhe mungesa e kuponëve fiskal kanë  nxitur shumë qytetarë të raportojnë në KALLXO për biznesin që ju shmanget tatimeve.

Një mërgimtar gjatë gushtit të këtij viti, raportoje në Kallxo.com, se edhe përkundër faktit se ka paguar mbi 6 mijë euro për dasmë në një restorant nuk ka marrë kuponin fiskal.

Të tjerë qytetarë kishin raportuar për biznese të tjera në rrethin e Prishtinës e Prizrenit të cilat nuk paguanin tatime

Për ti vërtetuar këto informacione, në një natë gushti, një ekip i gjere I inspektoreve të ATK-së, i kryesuar nga inspektori Bekim Gashi, ia mësyjnë kontrollit. Cak I tyre janë sallat e dasmave, këngëtar, kameramanë dhe fotografë në regjione të ndryshme të Kosovës.

Me të filluar vizitat, inspektoret hasën të parregullsi, biznesi për të cilin ishte raportuar se nuk kishte lëshuar kuponin fiskal për një mërgimtar del te jetë i saktë, fatura 6438 euro nuk figuron të jetë lëshuar nga ai biznes.

Kontrollet në rajon vazhdojnë, parregullsi tatimore hasën edhe në restorantet e tjera nga ekipi i dytë i inspektoreve. Ata gjatë një kontrolli tek një biznes konstatojnë  se nuk ka fare arkë fiskale.

Kontrollit nuk iu shpëtuan as këngëtaret dhe kameramanët e dasmave. Gjatë kontrollit këngëtaret deklarohen se po këndojnë tek familjaret e tyre gratis.

Njëjtë sikurse këngëtaret, tek te afërmit deklarohen se po punojnë edhe kameramanët.

Dasma të padeklaruara, dj dhe kameramanë duke iu shmangur tatimeve konstatohen edhe në rajonin e Prishtinës.

Pas konstatimit të gjendjes, parregullsitë e konstatuara nga inspektoret janë proceduar për zyrën e ndëshkimeve ZGJONA. Deri me tani kjo zyrë ka shqiptuar mbi 60 mijë euro, në kontrollet e gjiruara nga KALLXO.com.

Javë më parë kontrollit iu kishin nënshtruan edhe diskotekat e Prishtinës.

Edhe tek këto biznese ishin konstatuar parregullsi të mëdha tatimore për të cilat këto biznese janë ndëshkuar. Projekti për  monitorimin e disiplinës dhe raportimin e evazionit fiskal përkrahet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Si rezultat i këtij projekti ATK ka ndërmarrë hapa të reformës në disiplinimin e stafit