Bashkësia Islame e Kosovës

Bashkësia Islame fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka hapur thirrje për grumbullimin e ndihmave të cilat janë paraparë për qytetarët e prekur nga vërshimet.

“Bashkësia Islame e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndihmojnë me dhurim të ndihmave të ndryshme materiale për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj dhe në zonat e tjera të Kosovës”- thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Gjithahstu është bërë e ditur se të premtën do të bëhet grumbullimi i parave  në të gjitha xhamitë për të ndihmuar banorët e zonave të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë.