Balje – Haradinajt: Gjithmonë do të jesh kryeministri ynë

 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit.

Deputetja përmes Facebookut ka shkruar se Ramush Haradinaj gjithmonë do të jetë Kryeministri ynë.

“Pa marrë parasysh ti gjithmonë do të jesh Kryeministri ynë. Faleminderit për bashkëpunimin përgjatë këtyre viteve. Respekt për Ramush Haradinajn”, ka shkruar Balje.

 

 

Historiku i Gjykatës Speciale:

Gjykata Speciale ishte miratuar më 3 gusht të vitit 2015 në Kuvendin e Kosovës, pas kërkesave të shumta nga ndërkombëtarët.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e asaj legjislature i kishin votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Në atë kohë, kryeministër kishte qenë Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministër Hashim Thaçi.

Ky i fundit kishte qenë shumë i zëshëm në mbështetjen e krijimit të kësaj Gjykate.

Gjykata Speciale për Kosovën në përbërjen e saj do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ajo ka filluar punën muajve të fundit, kur ka ftuar disa ish figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje kishte qenë partia e vetme e cila unanimisht kishte votuar kundër krijimit të kësaj Gjykate, ndërsa nga partitë e tjera ka pasur disa figura të pakta që kanë votuar kundër.