Willock: Ceballos është briliant

Mesfushori i Arsenalit, Joe Willock ka thënë vetëm fjalë të mira për bashkëlojtarin Dani Ceballos.

Ceballos është duke impresionuar të gjithë në klub me lojën e mirë që po e bën.

Spanjolli është huazuar nga Arsenali dhe në ndeshjen e fundit ndaj Burnley bëri dy asistime dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

“Dani është një lojtar i mirë. E shohim në stërvitje, është brilant. Na tregoi të shtunën sa i mirë mund të behët dhe sa mund t’i ndihmojë klubit. Luajti shumë mirë. Ishte një yll botëror. Çdo ditë është duke u bërë më i mirë”, deklaroi ai.