Avdullah Hoti emëron këshilltar politik për rininë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka emëruar Fisnik Osmanin këshilltar politik për Rininë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani në rrjetin social “Facebook”.

“Sot fillova angazhimin tim si Këshilltar Politik për Rininë i Kryeministrit. Falënderoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti për besimin e dhënë”, ka shkruar ai.

Ai ka studiuar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Fisnik Osmani ushtron detyrën e koordinatorit në Smart Center.

Gjithashtu është Profesor assistent në Universitetin e Mitrovicës përkatësisht në Fakultetin e inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike.

Ai ka shërbyer edhe si asamblist i LDK-së në Komunën e Prishtinës në vitin 2016-2017.