Ilustrim

Arrestohen dy persona për vjedhje në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të cilët po dyshohen se kanë kryer vjedhje në Pejë.

Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit i ka vjedhur një taksisti një telefon dhe një palë syze, të cilat më pas i ka shitur tek një i dyshuar tjetër.

Me vendim të prokurorit, njëri pre tyre është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.

Rasti ka ndodhur më 1 nëntor të këtij viti, mirëpo arrestimi i personave ka ndodhur 1 javë më vonë, më 8 nëntor, rreth orës 21:00.