Foto: Policia e Kosovës

Arrestohen dy persona për të shtëna me armë në ahengje familjare (FOTO)

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për të shtëna me armë zjarri në Han të Elezit dhe në Ferizaj.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fishekë.

Në Ferizaj është arrestuar personi me inicialet E.B – 40 vjeçar kurse në Han të Elezit është arrestuar L.B – 48 vjeçar.

Pas intervistimit nga policia me vendim të Prokurorit ndaj të dyshuarve është iniciuar rastet “Mbajtje në
pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar armës”, ndërkaq janë konfiskuar armët dhe municioni.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë thirrje te qytetarët që gjatë ahengjeve të tyre familjare të mos përdorin armë të zjarrit.

“Të mos lejohet që, gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse ç’do shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut dhe se, ç’do plumb i shkrepur, godet një cak !’’, thuhet një njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Ferizajt.