Arrestim pas Mashtrimit për Punësim

Sipas raportit 24 orësh të policisë i kishte kërkuar të mashtruarit 260 euro për ta punësuar.

Zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti tha për KALLXO.com se i dyshuari u arrestua pas denoncimit për mashtrim.

“Rreth orës 16:00 policia ka arritur të lokalizojë vendin e të dyshuarit dhe pastaj edhe e ka arrestuar,” tha Ahmeti.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.