Arrest Shtëpiak Referentes së Supremes

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokatja Adelina Hoxha.

“Dje është mbajtur seanca, ndërsa vendimin e kam pranuar sot. Të mbrojturës sime i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, edhe pse  unë mendoj se nuk është dashur t’i caktohet as kjo masë pasi që edhe dy muaj përfundojnë hetimet për këtë rast,” tha Hoxha.

Haxhimurati ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme pas një bastisje të realizuar nga Policia e Kosovës  në Gjykatën Supreme.

http://kallxo.com/bastiset-punetori-shkrimores-se-gjykates-supreme/

Masa referentes iu caktua pas kërkesës së Prokurorisë Speciale.

Haxhimurati dyshohet për veprën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.