FOTO: Facebook

Armend Muja reagon ndaj lajmit të rremë për dënimin e tij

Armend Muja ka reaguar ndaj lajmeve se ai është dënuar me tre vjet burg.

Disa media sot kanë raportuar për dënimin e tij duke u referuar një komunikate të Gjykatës Themelore me inicialet A.M, që në fakt flet për dënimin e Avni Mazrekut.

Muja për KALLXO.com tha se  këto lajme janë fushatë për njollosje.

“Sot u njoftova me lajmin e rremë për kinse dënimin tim. Gjykata në janar 2019 ka marrë vendim me të cilin jam shpallur i pafajshëm. Ky lajm i referohet gabimisht dënimit te Avni Mazrreku, akuzuesit tim! Lajm i rremë në fushatën e sponzorizuar mediatike për njollosjen time! Ditë e rëndë per kinse mediat dhe shoqerinë”, tha Muja.

Lajmi i rremë i portaleve për dënimin e Armend Mujës