Ambasadori, Dren Doli dorëzon letrat kredenciale Ministres së Punëve të Jashtme të Holandës

Ambasadori i ri i Kosovës në Holandë, Dren Doli ka dorëzuar letrat kredenciale Ministres së Punëve të Jashtme të Holandës, Dominique Kuhling.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Ministrja e Jashtme e shtetit të Holandës.

Kuhling në një postim në Twitter i ka uruar suksese ambasadorit Doli.

“Një mirëseardhje e ngrohtë për Ambasadorin e ri të Kosovës, Dren Doli, i cili dorëzoi një kopje të letrave kredenciale të tij. Ju uroj gjithë të mirat në qëndrimin tuaj në Holandë”, ka shkruar Kuhling.

KALLXO.com edhe më herët kishte raportuar për mundësinë që Dren Doli ishte njëri ndër propozimet për Ambasador të Kosovës në Holandë.