Ambasada franceze në Prishtinë: Zjarri në Notre-Dame de Paris është një tragjedi për kombin francez

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas zjarrit të djeshëm në Katedralen Notre- Dame në Paris të Francës.

Në një postim në faqen e “Facebook-ut”, Ambasada franceze e ka cilësuar si një tragjedi për kombin francez djegien e Katedrales.

“Zjarri në Notre-Dame de Paris është një tragjedi për kombin francez. Kjo është një humbje për Francën, por edhe për trashëgiminë fetare dhe kulturore botërore. Ndërtuar në zemër të Parisit, Notre-Dame, ka kaluar 850 vjet nëpër dallgët e historisë së Francës dhe Parisit”, thuhet në faqen e Ambasadës.

“Notre-Dame de Paris është dëmtuar shumë, por qëndron në këmbë! Ne, të gjithë së bashku, do ta restaurojmë!”, përfundon postimi i Ambasadës.

L’incendie de Notre-Dame de Paris est un drame pour la nation française. C’est une perte pour la France mais également…

Publiée par Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo sur Mardi 16 avril 2019