Ilustrim, Foto: REL

Albin Kurti pranon letër urimi nga kryeministri i Malit të Zi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

Në këtë letër, Krivokapiq ka uruar Kurtin për detyrën e tij  duke shprehur se “besimin se perspektiva evropiane e të dy shteteve do të jetë vlerë e shtuar për marrëdhëniet dypalëshe, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë”.

Kryeministri i Malit të Zi në fund i ka dëshiruar Kurtit përformancë të suksesshme si kryeministër.