Albin Kurti: Incidentet në Zveçan dhe Zubin Potok ishin veprime kriminale me elemente terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media i ka quajtur veprime kriminale me elemente terroriste incidentet në Zubin Potok dhe Zveçan.

Kurti ka thënë se këto veprime vijnë pas deklaratave nxitëse që kanë ardhur nga Beogradi.

“Këto veprime vijnë pas deklaratave nxitëse nga Beogradi. Serbia qartazi dëshiron të eskaloj situatën kështu duke sjellë deri afër kufirit edhe fluturaket e saj të prodhimit rus. Serbia po rrezikon një konflikt që përfshinë rajonin”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti ka ftuar qytetarët e veriut të vendit që të mos frikësohen nga siç i ka quajtur ai aktivitetet kriminale.