Aktakuzë për blerje të banesave me para të drogës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave nën akuzën e shpëlarjes së parave të fituar të fituar nga aktivitetet kriminale me narkotik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale dy persona me inicialet Sh.H dhe S.H. po dyshohen për veprën penale shpëlarja e parave të paraparë me Kodin Penal të Kosovës dhe ndërlidhur me Ligjin për parandalimin dhe pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Sh.H dhe S.H, gjatë vitit 2015 me qëllim të fshehjes apo të maskimit të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë  së përfituar me aktivitetet kriminale, i cili aktivitet ishte ndërlidhur me veprën  penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve,   me qëllim që  kjo pasuri  e kundërligjshme të duket si e ligjshme, me  parat të cilat i kanë përfituar nga aktivitetet kriminale në mënyrë të kundërligjshme kanë blerë banesa.