Ilustrim

Aksion i policisë në veri, konfiskohen armë dhe municione

Njësiti i antidrogës në Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot në operacion policor në Mitrovicë.

Operacioni nga i cili janë arrestuar dy persona është zhvilluar me urdhër të gjykatës kompetente.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për KALLXO.com se në kuadër të këtij operacioni, njësiti i antidrogës ka konfiskuar armë dhe municione.

“Sot me urdhër të gjykatës kompetente, Policia e Kosovës me njësitet e saj ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë , gjatë operacionit janë arrestuar dy persona të dyshuar,  janë konfiskuar armë dhe municione të ndryshme si dhe dëshmi tjera relevante”, ka thënë Hoxha për KALLXO.com.