Aksidenti në Gllarevë shkakton kolona të gjata

KALLXO.com mëngjesin e sotëm ka raportuar për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës.

Një qytetar ka dërguar fotografi dhe video në KALLXO.com, ku shihet se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata në këtë rrugë.

Sipas raportimit, në aksident janë të përfshira një veturë e tipit Audi dhe një traktor.

Fotografia tregon për dëme materiale ndërsa nuk dihet ende nëse ka ndonjë të lënduar nga ky aksident.

Aksident në Gllarevë, vetura përplaset me traktorin (FOTO)