Aksident në Sllatinë

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Sllatinë, ndërsa në aksident janë përfshirë katër vetura.

Aksidentin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Sipas Hoxhës 3 persona-dy vozitës dhe një pasagjer janë lënduar dhe dërguar në QKUK për trajtim.

Hoxha tha se lëndimet e tyre janë të lehta.

KALLXO.com ka siguruar një fotografi nga vendi i ngjarjes.