Agjencia Kundër Korrupsionit ka dërguar në prokurori opinionin lidhur me rritjen e pagave të qeverisë

Kreu i Agjencisë Antikorrupsion ka bërë të ditur se rritja e pagave nga Zyra e Kryeministrit ka kaluar në Prokurorinë e shtetit.

Ai tha se AKK nuk ka ngritur ndonjë kallëzim penal mirëpo ka dorëzuar opinionin për këtë çështje në Prokurori.

“Ne kemi nxjerrë një opinion për këtë çështje. Ka kaluar në prokurori, kemi dërguar vetëm opinion”, tha Havolli gjatë konferencës ku prezantoi punën per vitin 2018.

Ndryshe, Havolli njoftoi se është shtyer aftati për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve puplik edhe për një ditë, deri të hënën me 1 prill.

Sipas tij, Antikorrupsioni ka pranuar deri më tani rreth 4200 deklarime te pasurisë nga zyrtarët publik.

Në dhjetor të vitit 2017, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritje të pagave edhe të zëvendëskryeministrave, ministrave dhe të gjithë kabinetit të tij.

Më pas Agjencia Kundër Korrupsionit në një opinion e ka konsideruar konflikt interesi këtë vendim.

Ndërkaq Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e kishte konsideruar këtë vendim në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë në këtë vendim përmendet që Agjencia Kundër Korrupsionit kishte konstatuar që vendimi i Qeverisë të Kosovës për t’ia rritur pagat vetes është në konflikt interesi.

Rritja e pagave, nuk është pa çare!