Adem Grabovci dhe të tjerët para Gjykatës për rastin 'Pronto'

Të akuzuarit e rastit ‘Pronto’ edhe sot pritet të ballafaqohen me aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Gjykatën e Prishtinës.

Të akuzuar në këtë rast janë njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare, ish-deputeti Adem Grabovci, ministri aktual Besim Beqaj, ish-deputeti Zenun Pajaziti, dy ish-sekretarë të përgjithshëm, Ilhami Gashi dhe Xhavit Dakaj, ish-zëvendësministri Fatmir Shurdhaj, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish-drejtori i Bordit të Ndërmarrjes Publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë Ismet Neziraj, ish-drejtori i Bordit të Ndërmarrjes Publike “Hidro-Drini” në Pejë Rexhë Abazi, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu dhe ish-shefja e Njësisë për Furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

Aktakuzën për këtë rast Prokuroria Speciale e kishte ngritur në prill të vitit të kaluar.

Sipas Prokurorisë Speciale, 11 personat e lartpërmendur akuzohen për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar lidhur me këtë rast gjyqësor – LINK

Seanca gjyqësore në rastin ‘Pronto’
Seanca gjyqësore në rastin ‘Pronto’
Seanca gjyqësore në rastin ‘Pronto’