88 Vjeçari Vdes Pasi Goditet nga Makina

Sipas policisë, ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrugën “12 Qershori” në Ferizaj.

I moshuari derisa po e kalonte rrugën u godit nga automjeti transportues i drejtuar nga 30 vjeçari me inicialet A. L.

Policia bën me dije se vozitësi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i 88 vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.