Ilustrim

Arrestimi i Policit Special për Haraç mësohet shuma e parave dhe arsyeja

Para pak minutave KALLXO.com raportoj për arrestimin e një qytetari dhe një pjestari të njësive speciale në Policinë e Kosovës për haraç.

Burime të KALLXO.com kanë sqaruar rrethanat e arrestimit të pjestart të Njësisë Speciale me inicialet A.K.

Këto burime kanë sqaruar se bëhet fjalë për një rast të një banese në Prishtinë ku qytetari kishte paguar një shumë prej rreth 100 mijë eurosh ndërsa nuk e kishte marrë atë asnjëherë.

Sipas këtyre burimeve polici dhe personi tjetër ishin angazhuar për ti nxjerrë paratë dhe për këtë kishin kërkuar 30 deri në 35 mijë euro.

IPK ishte njoftuar për rastin dhe sot gjatë ditës ka filmuar procesin gjatë të cilit qytetari ka paguar një shumë të parave tek polici dhe personi tjetër i dyshuar.

Në momentin e dorëzimit të parave ata janë arrestuar.

Polici Special arrestohet për haraç

IPK njoftoj se ky operacion i koduar me emrin “Haraçi” është realizuar sot rreth orës 11:00 në Prishtinë ku hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar, për detyrim.

IPK fillimisht kishte pranuar një informatë lidhur me këto dyshime dhe kishte filluar një hetim paraprak.

Pas hetimit të zhvilluar nga IPK dhe vërtetimit të informacioneve të pranuara, hetuesit e IPK-së kanë vazhduar hetimin në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës duke filluar zbatimin e masave të fshehta të hetimit bazuar në urdhëresën e prokurorisë.

Si rezultat i këtij plani, nën dyshimin se është kryer vepra penale “detyrim”, sot janë arrestuar në flagrancë dy të dyshuarit të cilëve me vendim të prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.