Ilustrim

20 vendet më të mira për tu vizituar këtë vit sipas CNN

Pavarësisht nëse dëshironi të pushoni në një ishull të largët në brigjet e Afrikës, të udhëtosh në trenat më të lezetshëm të Gjermanisë ose të shohësh majmunët që ulërijnë në Amerikën e Jugut, ka shumë për të eksploruar teksa hyjmë në dekadën e re të 2020-ës.

Japonia do të jetë nikoqire e lojërave Olimpike Verore, Xhamajka do të shënojë ditëlindjen e 75-të të Bob Marlit, dhe  Uashingtoni do jetë në kunja dhe gjilpëra pjesën më të madhe të vitit duke u përgatitur për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Më poshtë këni një listë prej 20 vendeve që vlen të vizitohen gjatë këtij viti sipas CNN :

Lumi në Kili

Edhe pse Kili ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të trazirave civile, një vizitë në “Los Lagos” larg qendrave urbane u ofron udhëtarëve qetësi dhe peizazhe mahnitëse.

Ky rajon është vendosur të  jetë edhe më mbresëlënës në dhjetor të 2020-ës, falë një eklipsi  të plotë diellor. Më 14 dhjetor eklipsi do ndodh në qytetin Pucon në orën lokale 1:03 dhe do zgjasë më shumë se dy minuta. Por në Klili mund të vizitoni edhe shumë vende tjera si parqe, vullkane dhe aventura të tjera të cilat mund t’i gjeni më lehtë në faqen e UNESCO-së ku të listuara ka shumë objekte fetare dhe kulturore.

Gjithashtu mos i lini pa provuar ushqimet e detit në ishullin Chiloe.

Kopenhagë, Danimarkë

I njohur si kryeqyteti i vendit më të lumtur në botë, Kopenhaga ka shumë kohë që është bërë burim fascinimi për vizitorët të përshkuar nga kultura e ciklizmit, shtëpitë shumëngjyrëshe dhe restaurantet komforte. Kopenhagës iu dha edhe një shtysë tjetër më herët gjatë vitit të kaluar kur sheshi i dashur i ‘Kongens Nytorv’ u rihap pas shtatë vitesh sa kishte qëndruar i mbyllur për shkak të konstruktimit të një linje të re metroje.

Këtu hyjnë edhe ish fshati i peshkimit Viking që do jetë më i lehtë për tu lundruar, pasi një M3 automatik pa shofer do vijë me 17 stacione të reja dhe do lidh tre ura fqinje, Vesterbro, Norrebo dhe Osterbro. Mos harroni të provoni kuzhinën skandinave si dhe qendrat artificiale të skijimit.

Deti i Vdekur

Si pika më e ulët në Tokë, Deti i vdekur është larg nga një sekret nën radar, realitetet e krizës klimatike po bëjnë që niveli i ujit atje të bjerë duke e quajtur nga “një vend për tu vizituar një ditë” në “një vend që duhet ta vizitosh tani”.  në kufi me Israelin dhe Jordanin, ju mund t’i ndjeni oazat e kripura ku konfliktet politike  janë larg pamjes së vizitorëve.

Gjithashtu meqenëse ky det u qon në lindjen e mesme, mos harroni të vizitoni “Rezervat natyrore ‘Ein Gedi’ në Izrael, një zonë e mbrojtur e ujëvarave me kanione antike, është një nga vendet me të famshme në Izrael.

Dominika

E pasur me shumë pyje, 365 lumenjë, dhe ishullin e Karaibeve lindore, pika të larta malore, rreth 290 km e ishullit ka vuajtur një dëm të madh nga Uragani Maria në vitin 2017, por Dominika është rikthyer prapë më një ndërtim të rinovuar.

Ndër objektet më të famshme janë gjigantët hotelior Hilton dhe Marriot, si dhe parku kombëtar ‘Trois Pitons’ që është edhe pjesë e UNESCO-së.

Gjithashtu vlen  të theksohet gatimi live ‘Bocuse d’Or Europe’, një garë gatimi që bëhet në nder të kuzhinierit francez Paul Bocuse i cili vdiq në maj të vitit të kaluar.

Por mos harroni të vizitoni qytetin e vjetër të Tallinit.

Galway, Irlandë

I emëruar si Kryeqyteti Europian i kulturës për vitin 2020, por qyteti përendimor i Irlandës nuk kishte shume nevojë për të. Galway njihet për festivale, jeten rurale objektet kulturore, ushqimi, muzika, kurse për fansat e komedisë është TedFest i shkurtit ku njerëz të veshur si priftërinje dhe murgesha mblidhen në një kult festiv të një serie televizive “Father’s Ted”.

Xhamajka

Xhamajka ka shumë për të ofruar, nga Bob Marley e deri tek ujëvarat. Në prill, Ian Fleming spiuni James Bond shfaqet në filmin e tij të 25-të “No time to die”.

Djali i preferuar xhamajkan do mbushte 75 vjeq më 6 shkurt, i njohur për muzikën e tij Reggae, këngëtari jetoi në Kingston, kryeqyteti i këtij vendi ku fansat e tij mund të mblidhen në ‘Muzen e Bob Marley’. Gjithashtu mos e lini të ju ikë hoteli Rockhiuse në Negril i cili ka investuar 5 milionë dollarë në programe edukimi.

Kirgistani

I gjendur mes Kinës, Kzakistanit, Uzbekistanit është një vend i formuar mjaft mirë, i njohur për lumin Issyk-Kul, kanione shkretinore që e rivalizojnë Amerikën perëndimore dhe Alpet Europiane. Gjatë dimrit mund të skijoni në qytetin Karol, kurse gjatë verës mund të kalëroni në malet Tien Shan.

Kyushu, Japoni

Japonia e cila po përgatitet për organizimin e lojërave olimpike verore,  si dhe për fluksin e turistëve, duke e përmirësuar infrastrukturën, por gjatë vizitës tuaj atje ndani pak kohë për të vizituar Kyushun i cili ofron shumë atraksione kulturore në rreth 36,000 km. Ishulli i tretë nga pesë sa i ka gjithsej Honshu ka shumë ura dhe tunele nënujore që lidhin dy ishujt. Gjithashtu mos harroni të vizitoni Nagasakin i cili këtë vit shënon 75 vjetorin e bombardimit atomik të luftës së dytë botërore.

Paraty dhe Ilha Grande, Brazil

I njohur për pikat  e larta malore të cilat së fundi janë futur në UNESCO, galeri artesh, dyer të ngjyrosura  si dhe objekte të kohës së kolonizimit si dhe kuzhina të pajisura nga fermat.

Sao Tome dhe Principe

Vendi me dy ishuj Sao Tome dhe Principe, në perëndim të gjirit frikan të Guineas është i pasur me biodiversitet shpesh i quajtur si “Galapagosi Afrikan”, ishujt janë të pasur me gjungla dhe pika vullkanike si dhe qindra specie të bimëve. Ky vend mbledh rreth 30,000 vizitor në vit si dhe ka popullësi më pak se 200.000 mijë banorë duke u bërë vendi i dytë më i vogël pas Seychelles.

St. Petersburg, Rusi

Deri vonë njerëzit që kanë dashur  të shkojnë në Rusi u është dashur të shmangin shiritin e kuq të vizave, por jo më. Prej qershorit të vitit 2019, rreth 53 nacionalitete mund të kenë qasje në qytetin verior të St, Peterburgut për 30 ditë përmes një vize.

I njohur për stilin arkitektonik të bashkimit sovjetik, dhe me një atmosferë më të madhe gjatë dimrit.

Shri Lanka

Ishulli i Azisë Jugore Shri Lanka është antik dhe i bukur, me një civilizim kompleks prej 2,000 vitesh, Shri Lanka është epiqender e historisë, relikteve, pallateve si dhe jetës së egër. Vizitën mund ta filloni nga qyteti antik Polonnaruwa i cili ishte kryeqytet i këtij vendi gjatë shek 12, ky vend është i pasur me tempuj budist prej të cilëve edhe vizitohet shumë.

Tunizia

E njohur për plazhe të lira, mori një goditje në vitin 2015  kur u godit nga sulme terroriste në Muzeun Bardo Nacional në Tunis, ky vend ka shumë objekte të njohura nga UNESCO, përfshirë qytetin Phoenicia jashtë Tunisit. Ky vend ka poashtu edhe tempuj si dhe ‘Rezorti Anantara’ që u hap në tetor 2019 në një oazë palmash.

Ishulli Vankuver, Kolumbia Britaneze

Qytete të bukura si dhe parqe të mëdha të provincës lindore të Kanadasë janë atraktive në gjitha format, përfshirë plazhet dhe qytete kozmopolite.

Uashington, D.C

Të gjithë sytë do jenë të kthyer nga Uashingtoni për shkak të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Po mos ta lëmë anash larammaninë e madhe të restauraneve, si dhe sporteve si Kupa për titull në basketboll NBA .

Kurse në mars Muzeu kombëtar i historisë amerikane do shpalosë “Ikonat krijuese: Si i kujtojmë vuajtjet e grave,” duke shënuar 100 vjetorin e amandamentit të  19 -të që u dha grave të drejtë vote.

Wuppertal, Gjermani

Një qytet industrial në perëndim të Gjermanisë, ka sistemin më të mirë të hekurudhave të cilat u rinovuan në vitin 2019, hekurudha 120 vjeqare Schwebebahn duke si diqka nga imagjinata e Jules Verne dhe kushton shumë pak për përdorim ditor.

Gjithashtu është një nga qytetet më të gjelbra të Gjermanisë.

Wyoming

Në vitin 1869 nuk ka qenë as shtet kur u bë vendi i parë në SHBA që krijoi ligjin i cili i garantonte grave jo vetëm të drejtë vote por edhe të drejtën për të pasur një zyrë-50 vite para ratifikimit të amandamentit 19 në kushtetutën e SHBA-ve. I njohur për 10 ditët festive të ‘Cheyenne’ ku organizohen karnivale, parada, gara me buaj, mëngjese me petulla e shumë aktivitete tjera interesante.

Zambia

Parqe që të lënë gojëhapur, jeta e egër janë ato që karakterizojnë këtë vend të bukur në Afrikën e Jugut. Më shumë se 30% të territorit me parqe, një vizitë në Zambia do u sillte më afër natyrës. I pasur më jetën e eger si : Bufalo, luanë, elefantë.

Mes gjithë kësaj natyre dhe gjelbrimi janë perëndimet e diellit ato që te lënë pa frymë.

Përgatiti- Ardita Zeqiri

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

rendituara sipas alfabetit”