17 vjetët e Lirisë së Prishtinës

11 qershori shënon ditën kur forcat serbe nisën tërheqjen nga Prishtina, ndërsa në kryeqytet hynë njësite të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për çdo vit kjo datë shënohet në mënyra të ndryshme, ndërsa këtë vit do të kontribuojnë edhe të vegjlit.

Koret e fëmijëve nga shkollat fillore të Prishtinës do të performojnë në takimet korale për nder të kësaj dite.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën “Culture for all- Phase 3” do të bëjnë hapjen e ekspozitës “Prishtina e Humbur” në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo ditë është shënuar çdo vit me akademi përkujtimore dhe aktivitete të ndryshme nga Komuna e Prishtinës dhe nga organet më të larta qeverisëse.